Arsenali tashmë me ofertë për Mahrezin

159

Raportohet se Arsenali i ka paraqitur Leicester Cityt një ofertë për Riyad Mahrez.

Sipas L’Equipe, raportohet se Topçinjtë tashmë kanë bërë edhe hapat e parë zyrtar drejt yllit algjerian, duke i ofruar ‘Dhelprave’ 35 milionë funte.

Trajneri Arsene Wenger është i interesuar të shtojë kualitetin në fazën sulmuese dhe Mahez shikohet si lojtari ideal.

Por, 25-vjeçari është duke u përballur me shumë presione nga bashkëlojtarët dhe trajneri Claudio Ranieri për të qëndruar te Leicesteri edhe për një sezon, dhe mundësit që kjo të ndodh janë të mëdha.

Në rast se Mahrez dështon, atëherë Arsenali do të provojë për Robert Lewandowskin.