Arsenali shpëton me fytyrë në miqësoren me Lensin (Video)

133

Skuadra e Arsene Wenger i ka shpëtuar humbjes nga Lensi në minutat e fundit, në ndeshjen që përfundoi 1:1.

Të parët në epërsi kaluan francezët përmes Mathias Autret në minutën e 36-të.

Rezultati 1:0 mbeti deri në minutën e 81-të, kur Alex Oxlade-Chamberlain me një parabolë mjeshtërore shpëtoi ekipin e tij nga humbja.