Arsenali “poker” për çerekfinalen e FA Cup

90

Arsenali siguroi pa probleme kalimin në raundin tjeter të FA Cup pasi mundi 4-0 në transfertë Hull City-n në ndeshjen shtesë mes tyre. Topcinjtë e Wenger, pranë eliminimit nga Champions dhe për momentin të shkëputur nga kreu në kampionat i dhanë rëndësinë e duhur ndeshjes në Kupën e Mbretëreshës. Pjesa e parë ishte më e ndërlikuar për Arsenalin që vuajti disi lojën e vendasve megjithatë arriti të gjejë golin me anë të Olivier Giroud në minutën e 41-të.

31FFF22800000578-0-image-a-21_1457466001204

Pikërisht francezi ishte ai që siguroi kualifikimin dhe me golin e tij të dytë në minutën e 71-të. Nga ky moment protagonist u bë Walcott me një tjetër dygolësh, teksa të parin e realizoi në minutën e 76-të, ndërsa të dytin pak para vërshëllimës përfundimtare.
31FFEA1C00000578-0-image-a-19_1457465761341

Pas këtij suksesi Arsenali kaloi në çerekfinale ku do të gjejë përballë Watford, që në raundin e pestë eliminoi Leeds me një fitore minimale 1-0. Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet në “Emirates”.

 

31FFF42C00000578-0-image-a-37_1457468794230