Arsenali mbushet mend, nuk shpenzon shumë

168
Arsene Wenger ka paralajmëruar se Arsenali gjatë kësaj vere nuk do të investojë shumë në përforcimin e ekipit, pasi po e ka të vështirë të gjejë lojtarët e duhur.
Londinezët pritet të përfundojnë sezoni pa asnjë trofe, megjithëse menaxheri ende nuk është dorëzuar në garën për titull edhe pse ekipi i tij është 13 pikë prapa liderit Leicester City.

Gjatë dy afateve të fundit kalimtare Arsenali transferoi vetëm portierin Petr Cech dhe Mohamed Elnenyn, ndërsa gjasat e Leicesterit që ta fitojë titullin me pak shpenzime, ka shtyrë Wengerin që të besojë se sezonin e ardhshëm mund të fitojë trofe me ekipin që posedon.

“Nëse shikoni tri ekipet e para, do e shihni se ato nuk kanë ndryshuar shumë”, ka thënë Wenger.

“Duhet ta përforcojmë ekipin, por nuk është e lehtë për të gjetur lojtarë, përkundër parave që kanë klubet angleze. Ne jemi duke punuar në këtë aspekt, por duhet të gjejmë lojtarë dhe kjo nuk është e lehtë”.