Arsenal transferon talentin e Nigerisë

97
Arsenali ka nënshkruar me kapitenin e Nigerisë U17, Kelechi Nwakali.

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger ka siguruar një përforcim. Fjala është për kapitenin U-17 të Nigerisë, Kelechi Nwakali.

Sipas mediave nigeriane, mesfushori 17 vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me Arsenalin, i cili ka paguar 2 milion euro për shërbimet e lojtarit.

“Kelechi ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me Arsenalin”, ka deklaruar një bashkëpunëtor i ngushtë i Nwakali për Sports Day. /Express/