Arsenal-Swansea, statistikat e Mustafit janë fantastike

hkodran Mustafi po tregon formë shumë të mirë te Arsenali.

Shqiptari ka bërë një dyshe të pakalueshme me francezin Laurent Koscienly.

Paraqitja e Mustafit kundër Swanseat ishte shumë stabile, ndërsa e veçanta e statistikave ishin duelet e fituara në ajër nga shqiptari, të cilat ishin 100%, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë i keni statistikat e Mustafit në fitoren 3:2 të Arsenalit dje në “Emirates Stadium”.

Duelet e fituara në ajër: 100%
Saktësia e pasimeve: 87%
Bllokimet: 1
Spastrimet e topit: 6
Ndërprerja e pasimeve kundërshtare: 3