Arsenal – Southampton, gol dhe kjo skuadër triumfon ndeshjen

124

Arsenali ka fituar ndaj Southamptonit në Emirates.

Topçinjtë kanë fituar me rezultat 2-1, ndërsa në realitet ishte një ndeshje e balancuar.

Goli i parë në këtë takim erdhi pas një nga goditje të bukur nga Dusan Tadic, por që në fund ishte një auto-gol nga Petr Cech.

Laurent Koscielny e barazoi rezultatin në këtë ndeshje me një gol të bukur në minutën 29-të dhe me rezultatin 1-1 përfundoi edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte aktive në mesfushë, por me pak raste. Ndërsa goli i fitores erdhi nga Santi Cazorla nga pika e bardhë.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti edhe Shkodran Mustafi dhe ishte një debutim fantastik nga shqiptari.

Ndërsa Granit Xhaka ishte në bankën rezervë, pas këtij barazimi Arsenali renditet në vendin e katër me shtatë pikë.

http://www.dailymotion.com/video/x4sue21_goal-santi-cazorla-arsenal-2-1-southampton-10-09-2016-premier-league_sport