Arsenal – Shkodran Mustafi, ky është lajmi i fundit

330

Arsenali nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga mbrojtësi Shkodran Mustafi.

Humbja 3:4 në Emirates Stadium nga Liverpooli, ku u shfaqen probleme të mëdha në mbrojtjen e Arsenalit, ka bërë që Arsene Wenger t’u bëjë presion zyrtarëve të klubit, për mbrojtësin nga Gostivari.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Arsenali i ka dërguar një ofertë me rritje Valencias për Shkodran Mustafin, prej 30 milionë eurosh, përcjell Lajmi.net.

Tani mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Valencias, pasi që dihet se dëshira e lojtarit është transferimi në Premierligë.

Në karrierën e tij Mustafi, ka qenë pjesë e Premierligës ku ishte pjesë e Evertonit.