Arsenal në hall: Lëndohet edhe Walcott

89

Roy Hodgson, selektor i përfaqësueses së Anglisë, ka konfirmuar se ylli i Arsenal-it, Theo Walcott është larguar nga kampi i përqëndrimit të albionëve, me ç’rast ishte lënduar gjatë seancës stërvitore, transmeton Gazeta Sheshi.

Menaxheri i “Tre Luanëve” e ka konfirmuar mungesën e sulmuesit për sfidën e rradhës që albionët e zhvillojnë ndaj Gjermanisë dhe ndaj Holandës.

Gjithsesi, kokëqarje më e madhe do jetë për teknikun e topçinjëve, Arsene Wenger, që ndoshta duhet bëj llogaritë pa Walcott-in në pjesën e mbetur të sezonit.

/Gazeta Sheshi/