Arsenal mendon për neser: topçinjtë kanë para të rezervuara më shumë se çdo klub tjetër në në botë

107

Nëse klubet tjera vizitojnë bankat për të paguar borgjet, puna ndryshon kur bëhet fjalë për Arsenal-in, klubin londinez që ka të rezervuar mbi 159 milionë funta.

Pavarësisht rezultateve jo shumë të mira viteve të fundit brenda tapetit jeshil, skuadra nga Emirates Stadium, po korrë suksese në fushën ekonomike. Pos ngritjes së buxhetit të klubit, londinezët kanë menduar edhe të kursejnë të holla, duke deponuar mbi 159 milionë funta në bankat angleze.

football-figures-graphic1
Trajneri Arsene Wenger, i diplomuar në fakultetin e studimeve ekonomike, është dëshmuar si një kursimtar i madh, derisa është kritikuar vazhdimisht nga tifozët e revolveristëve.

Pas topçinjëve renditen skuadrat e njohura si Manchester United, Real Madrid, Bayern Mynih dhe Barcelona.