Arsenal dhe Manchester United zihen për Morata-n

129

Dy gjigantët anglez, Arsenal dhe Manchester United i kanë shpallur luftë njëra tjetrës për ti marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll të Juventusit, Alvaro Morata. Siç kanë raportuar së fundmni mediat në ishull, sulmuesi 23-vjeçar është cak i dy skuadrave me nam në Ligën Premier, të cilat do zihen deri në fund për ti siguruar shërbimet e tij, transmeton Gazeta Sheshi.

“Unë jam i lumtur në Itali. Por, mendoj që Anglia do ishte një sfidë e re për mua”, ishte shprehur ditë më parë Morata.

Në këtë mënyrë ai i ka shkelur syrin gjigantëve anglez që të hidhen në aksion për ta blerë kartonin e tij, i cili mësohet se kushton hiq më pak se 35 milionë euro.

/Gazeta Sheshi/