Arsenal dështon të shënojë në tri ndeshje radhazi për herë të parë që nga viti 2009

84

Arsene WengerTrajneri francez, Arsene Wenger ka dalë blof me deklaratën e tij se topçinjëve nuk iu nevojitet një sulmues në merkaton e janarit, pasi që klubi i tij ka tre ndeshje që nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt golit.

Një muaj më parë, Arsenal, ishte në krye të kampionatit anglez dhe njëri ndër favoritët kryesor për ta fituar titullin e Ligës Premier, pas 12 viteve pritje.

Mirëpo, ndeshjet e fundit e kanë dëshmuar të kundërtën me ç’rast ka rrëmbyer vetëm dy pikë nga nëntë të mundshmet, derisa dy prej tyre i ka arritur pa realizuar asnjë gol të vetëm.

Francezi, Olivier Giroud, duket i pamjaftueshëm ne repartin ekstrem të sulmit, derisa mungesa e një vrasësi para zonës, është evidente tani e shumë sezona tek revolveristët.