Arrihet marrëveshje, nuk do ketë kryq në Butel

149

Sapo është arritur marrëveshje për tërheqjen e vendimit për ndërtimin e kryqit në Butel të Maqedonisë, transmeton KosovaPress.

Pas vendimit, edhe kampi i vendosur ka filluar të çmontohet. Ndërkohë, nga terreni raportohet se OSBE-ja ka qenë ndërmjetësuese për arritjen e marrëveshjes.

“Ju falënderojmë që iu përgjigjët thirrjes sonë, u ballafaquam me situata të vështira. Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund i joni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër, se si do të zhvillohen, sonte unë me kaq ju falënderoj, tani është mirë të shkoni dhe të pushoni rahat. Ndërsa ne që jemi më afër, buzeli, Çairi, do të qëndrojmë ta demontojmë këtë, që ta lëmë këtë hapësirë, ashtu siç e kemi gjetur”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/arrihet-marreveshje-nuk-do-kete-kryq-ne-butel-66129/#sthash.c37hZnQo.dpuf