Arrihet marrëveshja e meçit të shekullit në boks, ja kur boksojnë Joshua e Fury

468

Anthony Joshua dhe Tyson Fory se shpejti do njoftojnë për mega betejën pasi arritën marrëveshje.

Dy kampionët e Botës për peshat e rënda do takohen këtë verë, qershor ose korrik, për të kuptuar se kush është kampioni i padiskutueshëm i Botës për peshat e rënda që nga Lennox Lewis në vitin 1999, transmeton lajmi.net.

Betaja pritet të mbahet në Arabinë Saudite, aty ku Joshua zhvilloi rimeçin me Andy Ruiz në vitin 2019.

Nga ana financiare, dy kampionët e Botës do fitojnë nga 50 për qind, pra 100 milionë euro për secilin.

Fituesi pastaj do fitojë 60 për qind te rimeçit që do zhvillohet në “Cardiff” në fund të vitit.

Nëse flasim për rripat që do fitojë fituesi, atëherë Joshua i ka vendosur të gjitha, pra WBO, WBA dhe IBG derisa Fury nëse humbet do ta jep rripin WBC.

Fituesi i këtij takimi gjithashtu do detyrohet të përballet me fituesin e takimit Joe Joyce – Oleksandr Usyk, ose të dhurojë titullin e WBO.