Arrestohet personi nga xhirimet në aeroportin e Brukselit

89

Policia belge ka arrestuar pesonin i cili shihet në kamerat e sigurisë afër Khalid El Bakraoui, i dyshuar për sulm vetëvrasës në metronë e Brukselit.

Megjithatë kjo nuk është konfirmuar nga zyra e Prokurorit të Shtetit, transmeton Reuters.

Gazeta Standard shkruan se i dyshuari është arrestuar pasi që një polic e ka njohur nga pamjet e kamerës së sigurisë.

Televizioni publik VRT ka bërë të ditur sot se policia belge ka arrestuar gjashtë persona për shkak të sulmeve në Bruksel ku kanë vdekur 31 persona dhe qindra janë plagosur.