Arrestohet dhe lirohet personi qe ka gjuajtur me revole diten e zgjedhjes se Thaçit president

90

Njeriu që iu gëzua shumë zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës sa qe nuk ia përtoi të nxjerre revolen e tij e të shtjere ne ajër nga ndërtesa në qendër të kryeqytetit ku ndodhet selia e PDK-së, më në fund u zbulua.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas pamjeve të shfaqura në media, më datë 26.02.2016, ku shihet një person i dyshuar duke gjuajtur me armë zjarri, nga dritarja e një ndërtese në rr. “Nëna Terezë” në Prishtinë, ka identifikuar personin e dyshuar për rastin në fjalë, trasmeton KosovaPress.

I dyshuari është identifikuar dje nga ana e policisë dhe gjithashtu është kërkuar që të paraqitet në polici. Ai është paraqitur në stacionin policor, qendra në Prishtinë, sot rreth orës 09:30, thuhet në njoftimin e dërguar nga Policia e Kosovës.

Atij i është konfiskuar arma, një karikator me 5 (pesë) fisheke, si dhe leja e armës që i dyshuari e posedonte.

Pas përfundimit të veprimeve të sipër cekura ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari F.K. mashkull 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është liruar në procedurë të rregullt. /KosovaPress/