Erasmo Vidal është arrestuar nga policia për të dytën herë brenda një viti. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se babai i futbollistit të Bayernit të Mynihut, Arturos, u arrestua këtë mëngjes për sjellje të pahijshme në një rrugë të shpejtësisë së lartë, nga ku ekzistonte edhe mundësia që ai të shtypej nga automjetet.
Pas arrestimit, 55-vjeçari kishte humbur kontrollin duke mos iu bindur agjentëve.
Arrestimi vjen në kohën kur mbi të rëndonte një dënim për mbajtjen e armëve. Korrikun e kaluar ai u arrestua për posedimin e armëve dhe kokainës.