Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, Kushtrim Avdimetaj

133

Levizja VETËVENDOSJE! ka njoftuar se sonte policia e ka arrestuar aktivistin e saj, Kushtrim Avdimetajn. Ne njoftimin e derguar nga ky subjekt, thuhet se Avdimetaj u arrestua nga police me rroba civile, te cilet nuk i kane treguar arsyet e arrestimit.

Lexoni me poshte njoftimin e plote te Vetevendosjes:

“Vazhdon përndjekja ndaj aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s

Policia e Kosovës arrestoi sonte aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kushtrim Avdimetaj.

Arrestimi u bë në qendër të Prishtinës, nga policë të veshur me rroba civile, pa i treguar aktivstit arsyet e arrestimit.

Ky aksion i Policisë është në vazhdën e përndjekjeve ndaj aktivistëve të Lëvizjes. Arrestimet e tilla kanë për qëllim dobësimin e kundërshtimit tonë ndaj marrëvëshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës dhe ndaj qeverisë antikushtetuese.

Shteti diktatorial i treshes Thaçi-Veseli-Mustafa po vazhdon të shtypë opozitën, sidomos Lëvizjen VETËVENDOSJE! Shkeljet e lirive dhe të drejtave politike të qytetarëve janë një krim që nuk kemi për t’ia falur kurrë këtij pushteti kriminal. Do të vijë dita e demokracisë në Kosovë, dhe ata do të përballen me drejtësinë. Do të japin llogari për krimet e tyre.

I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos vazhdojë në të njëjtën linjë, ngase ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona, që në të njëjtën kohë janë kërkesa të shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës”, perfundon njoftimi.