Arrestohet aktivisti i Levizjes Vetevendosje, Faruk Dakaj

106

Levizja Vetevendosje, permes nje njoftimi per media, ka bere te ditur se eshte arrestuar aktivisti i saj, Faruk Dakaj.

Ja njoftimi i plote i Vetevendosjes:

“Policia e Kosovës arrestoi sot aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Faruk Dakaj. Ky arrestim është në vazhdën e fushatës së pushtetit për t’i arrestuar e për t’i burgosur aktivistët opozitarë, duke keqpërdorur kështu skajshmërisht sistemin e drejtësisë.

Kundër Qeverisë së Kosovës janë mbledhur mbi 100 mijë qytetarë nëpër sheshe të Prishtinës, më 9 janar dhe 17 shkurt, prandaj ajo është në panik. Marrëveshja për “Zajednicën” dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi asnjëherë nuk do të mund të zbatohen në Kosovë. Qeveria antikushtetuese nuk mund të vazhdojë duke përjashtuar dhe arrestuar opozitën. Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme”.