Arrestohet 28 vjeçari që transportonte granata dhe municione me biçikletë

123

Policia në Shkodër ka arrestuar një 28 vjeçar, meqë i njëjti po transportonte municione me anë të biçikletës. Sonte, në lagjen “Ndoc Mazi” policia ka arrestuar Prel Pllumbaj, pasi u konstatua se në biçikletën e tij kishte një çantë të dyshimtë.

Policia ka thënë se i kishte gjetur pesë granata difensive, tre ndezësa, 645 fishekë model 56, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, duke sekuestruar një armë gjahu pa leje.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.