Arrestohen futbollistët që kishin therrur me thikë lojtarët kundërshtarë

93

Duket mjaft e çuditshme, por ja që është e vërtetë. Dy futbollistë të skuadrës El Palo B, që bën gara në rangjet e ulëta të futbollit spanjoll kanë sulmuar dhe kanë viktimizuar lojtarët kundërshtarë gjatë një ndeshje në rajonin e Malagas, transmeton Gazeta Sheshi.

Samuel G.P. një futbollist i skuadrës Alhaurin ka marrë lëndime të rënda trupore dhe menjëherë pas ndeshjes është dërguar në klinikën më të afërt për ti ofruar në urgjencë shërbimet spitalore.

Tifozët e pranishëm kanë mbetur të habitur me atë se çfarë kishin parë në fushë, derisa mediumet spanjolle kanë njoftuar se dy futbollistët që e kryen këtë akt, tashmë janë arrestuar dhe pritet gjykimi i tyre.

/Gazeta Sheshi/