Arrestohen edhe dy aktivistë të Vetëvendosjes

110

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka njoftuar se sot, në orët e pasdites, në Vushtrri, janë arrestuar aktivistët Naim Bunjaku dhe Mehmet Selaci. Sipas njoftimit, derisa u morën për t’u dërguar në polici, ata ishin duke shkruar grafite që e kundërshtojnë themelimin e “Zajednicës” dhe zgjerimin e saj në Vushtrri.

“Këto ditë është paralajmëruar se Lista Serbe ka kërkuar që fshati Prilluzhë të ndahet nga Komuna e Vushtrrisë dhe të formohet si komunë me shumicë serbe, për t’u bërë më tej pjesë e “Zajednicës”. Por, siç thoshte edhe aksioni ynë sot, as Vushtrria nuk do të ndahet, as Kosova nuk do të copëtohet. Arrestimet e padrejta të policisë së instrumentalizuar të Mustafës, jo që nuk po na frikësojnë, por ato na shtojnë arsyet për ta përmbysur këtë regjim diktatorial

Këto arrestime janë në vijim të një fushate të gjerë, ku pushteti po përdor policinë e gjyqësorin për të përndjekur politikisht dhe për të burgosur aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet ne njoftim.