Arrestime të shumta në gjithë Evropën në aksionet antiterroriste për sulmin në Bruksel

89

Janë arrestuar edhe dhjetë persona të dyshuar për sulmin terrorist në Bruksel.

BBC shkruan se shtatë janë arrestuar në Bruksel, dy në Gjermani dhe një në Paris.

Sot në Bruksel kanë ndodhur edhe tre shpërthime të tjera në lagjen Schaerbeek. Kurse ka pasur një operacion të madh policor.

Në këtë operacion raportohet të jetë neutralizuar një person, i cili dyshohet të mbante mjete shpërthyese në valixhen e tij. Policia gjithashtu ka plagosur një person gjatë këtij operacioni.