Aro Muriç i bën një dhuratë tifozit të veçantë të Kosovës “Evit”, por sigurimi nuk ia përcolli porosinë!

Avdullah Berisha i njohur ndryshe si Evi është njëri ndër tifozët më të zjarrtë dhe më të rregullt të Kosovës. Ai tashmë ka krijuar një lidhje me të gjithë lojtarët e kombëtares, derisa Aro Muriç vazhdon të mbetet lojtari tij i preferuar, shkruan Gazetasheshi.com.

Pikërisht ‘gardiani’ i Kosovës i bëri atij një dhuratë të veçantë pas ndeshjes me Anglinë, duke i dhuruar një palë këpucë sportive.

Portieri ia dha ato njërit prej personave të sigurimit të ndeshjes, me porosinë për t’ia dhënë ato Evit, i cili po i priste jashtë.

Por, në fakt “Evi” nuk i mori asnjëherë ato.


Megjithatë, sipas Evit, sigurimi nuk ia ka dorëzuar duke e lënë tejet të zhgënjyer.

Ai ka dërguar një mesazh në adresën e Gazetës “SHESHI” duke treguar edhe bisedën që pati me Aron në “Instagram”.

Evi e ka dërguar edhe bashkëbisedimin me Arjanetin në rrjetin social Instagram.

/Gazeta Sheshi/