Arnis Latifi nënshkruan për skuadrën kroate NK Solin

Mesfushori 19 vjeçar nga Gjilani, Arnis Latifi ka nënshkruar me ekipin kroat, NK Solin nga Spliti, raporton Gazetasheshi.com.

Latifi i cili ishte pjesë e disa skuadrave në kampionatin belg ka vendosur që të ndryshojë mjedis dhe pas disa negociatave ka firmosur me ekipin nga Spliti gjatë ditës së martë.

Kalimi i Latifit në këtë skuadër veçse e pasuron futbollin kroat me një tjetër futbollist shqiptar, pasi në këtë verë edhe Mirlind Daku i Llapit ka firmosur për NK Osijek, Lumbardh Dellova i Lirisë te Hajduk Split, sikurse edhe Bleart Tolaj i Vëllaznimit që ka nënshkruar me Hajdukun e Splitit.

Në skuadrën e famshme kroate është transferuar edhe Emir Sahiti. /Gazeta Sheshi/