Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka bërë të njohura përgatitjet e kombëtares shqiptare për Europianin “Francë 2016”.

Ai ka thënë se ekipi ka shumë për të dreguar gjatë finaleve dhe se do të luajnë shanset e tyre. Tani janë duke shqyrtuar akomodimin dhe se brenda muajit janar apo mesit të muajit shkurt do të vendosin për vendin ku do të akomodohen.

“Jemi të qartë për shkallën e vështirësisë por nuk po shkojmë për turizëm në Euro 2016”, ka deklaruar ai për gazetën Mapo.  Sa i përket kualifikimit ai thotë se “Shqipëria, gjatë kualifikueseve ka dhënë prova se mund të ballafaqohet si e barabartë me çdo lloj kundërshtari. Rritja e skuadrës është evidente dhe ne jemi të bindur, se në këtë pjesëmarrje të parë në këto finale, ne do të japim maksimumin. Nuk jemi skuadër favorite por do të luajmë të gjitha shanset tona për të dhënë maksimumin në Francë”.