Arifaj: Drenica do të kalojë në finale

Drenica në asnjë formë nuk i frikësohet Llapit, por kërkon rezultat pozitiv në takimin e parë që luhet sot (në orën 14.00) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Sulmuesi Granit Arifaj shprehet se do të jetë vështirë.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Llapit, pasi do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Shpresoj të fitojmë, pasi dihet që në ndeshjen e kthimit do të jetë shumë vështirë. Ekipi ynë ka filluar ta kap një formë të mirë dhe është kthyer vetëbesimi te lojtarët që kanë munguar në fillim të kampionatit. Për momentin jemi në formë të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë”, theksoi ai.

A besoni se do të kualifikoheni në finale?

“Besoj shumë që do të kalojmë në finale, pasi kemi një ekip shumë të mirë dhe kemi shumë lojtarë që mund ta vendosin ndeshjen”, thotë Arifaj.  Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, pret që lojtarët e tij të japin maksimumin dhe të arrijnë qëllimin, finalen.

Ndeshjet e gjysmëfinales, e mërkurë

Trepça-Besa     14.00

Drenica-Llapi   14.00