Argjentinasi parakontratë me Interin, por ka një klauzolë interesante

114

Në Spanjë janë të bindur se Ever Banega ka nënshkruar tashmë një parakontratë me Interin.

Sipas “Sportmediaset” futbollisti argjentinas ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin e Milanos.

Klubi spanjoll Sevilla nuk dëshiron ta humbë lojtarin pa fituar asgjë dhe do të kërkojë kompensim si nga lojtari ashtu edhe nga klubi.

Kjo do të ndodh pasi kontrata e Banegas me Sevillan ka një klauzolë interesante: nëse lojtari zhvillon 30 ndeshje kontrata me klubin i vazhdohet automatikisht.

Lojtari deri tani ka luajtur 28 ndeshje, por sipas Mediaset edhe nëse e kalon shifrën prej 30 ndeshjeve, gjithçka varet nga lojtari nëse dëshiron të qëndrojë ose jo.