Argjend Mustafa arrinë marrëveshje me A&N, prezantimi bëhet së shpejti!

Argjend Mustafa ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “A&N”, i cili garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Së fundmi Mustafa ishte futbollist i Llapit në kampionatin elitar, por që ndërpreu para kohës marrëveshjen me klubin nga “Zahir Pajaziti” dhe kështu mbeti futbollist i lirë.

A&N ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 27 vjeçar, teksa ka paralajmëruar që prezantimi do të bëhet së shpejti.

Klubi prizrenas është përforcuar mjaft shumë në këtë afat kalimtar, pasi që konkurenca në grupin A të kësaj lige është tejet e madhe.

Argjend Mustafa lojtari më i ri i FC A&N.Përkrahës dhe qytetarë te Prizrenit kemi kënaqësin qe të ju informojmë qe…

Posted by FC A&N on Sunday, September 20, 2020

Ditë më parë kjo skuadër kishte arritur marrëveshje edhe me futbollistin tjetër të Superligës, Hasan Hyseni.

/Gazeta Sheshi/