Arda thumbon rëndë Atleticon

128

Mesfushori turk i Barcelonës, Arda Turan, gjatë një interviste dhënë NTVspor (televizion lokal në Turqi), ka thumbuar rëndë ish skuadrën e tij Atletico Madrid, derisa njëherit ka shprehur admirim të madh për skuadrën e tij aktuale, transmeton Gazeta Sheshi.

“Atletico nuk ka fituar asnjë titull që kur jam larguar. Ndonjëherë i thërras shokët e skuadrës dhe i marr me shaka në lidhje me këtë temë”, ka thënë Arda.

“Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Unë nuk desha të largohem, pasi dëshiroj të triumfoj këtu”, ka përfunduar Arda.

Kujtojmë që Arda është transferuar nga Atletico Madrid tek Barcelona një vitë më parë, derisa ka triumfuar në tre trofet e Spanjës (Ligën, Kupën dhe Superkupën).

/Gazeta Sheshi/