Arbnor Morina tregon hapat e Prishtinës pas eliminimit nga Kupa

Prishtina u eliminua nga garat e Digitalb Kupës së Kosovë në futboll duke u mundur nga Trepça ’89 me rezultat 1:0.

Prishtina u eliminua vetëm pas egzekutimit të penalltive pasi që koha e rregullt dhe shtesa, dy herë nga 15 minuta, nuk prodhoi gola.

Drejtori sportiv i Prishtinës, Arbnor Morina tha se skuadra nga kryeqendra nuk do t’i mbajë mend te kjo ndeshje.

“Prishtina edhe me juniorë nëse e nis kampionatin, i synon të gjithë trofetë. Penalltitë janë me fat. Duhet të vazhdojmë tutje. Kemi synim titullin dhe kemi orar të ngjeshur andaj duhet koncentrim maksimal në kampionat”, ka deklaruar Arbnor Morina për emisionin ‘Arena’ në Radio Televizionin e Kosovës.