Arbios Thaçi e Tahir Batatina befasojnë të tjerët

Edicioni 2015/16 i Raiffeisen Superligës tashmë është mbyllur edhe zyrtarisht, por ka shumë gjëra që nuk duhet harruar.

Një nga to ka të bëjë me futbollistin e Drenicës, Arbios Thaçin dhe trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Mesfushori skenderajas është i vetmi futbollist në elitë që edicionin që sapo përfundoi i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet pa munguar as edhe një minutë të vetëm, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, ky epitet te trajnerët i takon Tahir Batatinës, që e drejtoi Llapin në 33 ndeshje kampionale dhe ato të Kupës.

Batatina ishte “timonieri” i vetëm që i mbijetoi gjithë edicionit në një skuadër të vetëm.