Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

458

Me dy ndeshjet e ditë së sotme ka përfunduar edhe xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Feronikeli ka arritur ta mposhtë në udhëtim skuadrën e Arbërisë me rezultatin e thellë 0-3.

Golat për skuadrën e Arbërisë i realizuan Argjend Malaj, Mendurim Hoti dhe Kojasevic.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina.

“Futbolli luhet për ta kalu topin vijën fatale, tek ne dhe rastet e qindpërqindta nuk po realizohen. Rastet nuk t’i bijnë pikët, por golat. Djemtë u angazhuan dhe luftën, por gabimet që po përsëriten po ndikojnë dhe do vazhdojnë të ndikojnë edhe më tutje në moralin e ekipit”, tha Morina për “Art Sport’.

Arbëria zë vendin e tetë në klasifikim me 25 pikë të mbledhura pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

/Gazeta Sheshi/