Arbëria ndërron sërish ambient, klubi i Arbnor Morinës do t’i luajë ndeshjet në këtë stadium

2007

Problemet me stadium për skuadrën e Arbërisë po vazhdojnë akoma në këtë stinor.

Punimet në stadiumin e Arbërisë janë “zhagitur”, ndërsa stadiumi tjetër në Lipjan, Sami Kelmendi” nuk i plotëson kushtet.

Arbëria deri më tani ka luajtur në stadiume të ndryshme kosovare në ndeshjet si vendas si në stadiumin e KEK’ut, “Agron Rama”, në stadiumin e Flamurtarit, “Xhemail Ibishi” dhe në stadiumin e Ferizajit.

Ndërkohë, ‘GazetaBlic Sport’ mëson nga burimet jo zyrtare se Arbëria do të ndërrojë sërish ambient.

Arbëria pritet që të luajë ndeshjet si vendas në stadiumin e Llapit, “Zahir Pajaziti” për ndeshjet e ardhshme  si vendas në Superligën e Kosovës.

E gjithë kjo pritet që të zyrtarizohet në javën e ardhshme.