Arbëria dhe Besa ndajnë pikët në ndeshjen e fundit të javës së katërt në Ligën e Parë

Arbëria dhe Besës së Pejës kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të javës së katërt në Ligën e Parë, raporton Gazetasheshi.com.

Rezultati final pas 90 minutave lojë ishte 1-1.

Kujtojmë që vendasit kishin kaluar në epërsi pas 45 minutave të parë, ndërkohë që pejanët barazuan në pjesën e dytë.

Tashmë dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me nga gjashtë pikë.

/Gazeta Sheshi/