Arbëria arrin marrëveshje me ish lojtarin e Gjilanit

KF Arbëria ka siguruar shërbimet e futbollistit Gëzim Rusi.

Rusi ka arritur marrëveshje me KF Arbërinë dhe gjatë ditëve në vijim do të prezantohet, raporton ekskluzivisht Insporti.com.

Burime të sigurta brenda klubit e kanë konfirmuar se marrëveshja është arritur me mesfushorin Rusi.

Rusi, 25 vjeçar, sezonin që shkoi ishte pjesë e KF Trepçës ’89.

Për ish kampionin e Kosovës zhvilloi 18 ndeshje në Superligë duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime.

Rusi në të kaluarën ka veshur fanellën e Ferizajt dhe Gjilanit.

Arbëria ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës pas një sezoni të mirë në Ligën e Parë, ku e mbylli në vendin e dytë pas përfundimit shkaku i pandemisë.