Arbër Shala nënshkruan me Laçin

376

Ish-futbollisti i Rahovecit, KEK-ut, Gjilanit dhe në një periudhë i Hajvalisë, mbrojtësi i majtë këmbëshpejtë, Arbër Shala, ka nënshkruar për skuadrën e Laçit të Shqipërisë.

24 vjeçari Shala është vënë nën urdhër e trajnerit Marselo Troisi, dhe së bashku me Denis Bibën plotësojnë dyshen e mbrojtjes për krahun e majtë, mëson GazetaOlle.com.

Shala është njëri nga transferet e pakta këtë verë që nga Kosova kaluan në Shqipëri.