Arb Manaj vazhdon shkëlqimin në Turqi, shënon dy gola kundër Bursasporit

319

Sulmuesi kosovar, Arb Manaj është duke vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në Turqi.

Së fundmi, Manaj ka realizuar dy gola për Balikesirsporin në takimin që po zhvillohet kundër Bursasporti, në kuadër të javës së 22-të në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Fillimisht pas 35 minutave, Manaj zhbllokoi rezultatin e takimit duke ia dhënë epërsinë vendasve.

Arb Manaj vazhdon shkëlqimin në Turqi, shënon dy gola kundër Bursasporit

Ai nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 61-të regjistroi golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e tij.

/Gazeta Sheshi/