Arago Jamal me publikim ‘misterioz’ pas prezantimit te FC Drita

Arago Jamal gjatë prezantimit te FC Drita

Arago Jamal është prezantuar edhe zyrtarisht te Klubi Futbollistik “Drita”, duke ‘firmosur’ kontratë dy vjeçare me kampionët e vendit, shkruan Gazetasheshi.com.

Pasi u vesh ‘bardhekaltër’, anësori ganez ka publikuar në llogarinë e tij edhe një mesazh tejet ‘misterik’, ndonëse edhe sa i përket zgjedhjes që ka bërë.

“Ata që gjykojnë asnjëherë nuk do të kuptojnë dhe ata që të kuptojnë kurr nuk të gjykojnë”, ka shkruar Jamal.

⚪FC🔵DRITA❤️Those who JUDGE never understand and those who understand never JUDGE🙏Aj3 🇬🇭Moosi⚽Boy🙋🏿‍♂️💦

Posted by Arago Jamal on Thursday, August 13, 2020

26 vjeçari ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e futbollit kosovar, derisa ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit dhe Prishtinës.

Jamal është transferimi i parë i Dritës për edicionin e ri futbollistik.

/Gazeta Sheshi/