Apple hedh poshtë një prej miteve më të mëdha lidhur me baterinë e iPhone

77

Ishte një prej sigurive më të konsoliduara, një pikë fikse. Për të kursyer baterinë e iPhone dukej se kishte vetëm një rrugë të sigurt: të mbyllen aplikacionet.

Por është e gabuar.

Këtë mit e ka rrëzuar Craig Federighi, zëvendëspresidenti i repartit software i Apple dhe mbikeqyres për zhvillimin e sostemeve operative iOS.

Sipas asaj që u bë e ditur, është e kotë të mbyllen aplikacionet duke qenë se istemi operativ sigurohet vetë që aplikacionet e hapura por të papërdorura të mos e konsumojnë baterinë.

Kështu që nuk ka asnjë rrezik: nuk është faji i tyre nëse gjendemi papritur nevojtarë për ta karikuar telefonin.

Federighi nënvizon se aplikacionet e përdorura hyjnë në një gjendje “fjetjeje” apo shtypet butoni “home”: janë aty, por janë në gjumë dhe nuk ndikojnë për rrjedhojë te kohëzgjatja e baterisë.