Anulimi i kampionatit, flet Mirlind Daku

Mirlind Daku në ndeshjen ndaj Flamurtarit

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku ka deklaruar se nëse kampionati anulohet atëherë liga duhet të përfundoj me tabelën aktuale.

Daku në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë disa fjalët edhe për kundërshtarët.

“Unë mendoj që nuk duhet të humbet mundi i ekipeve tjera dhe në veçanti i sponsorëve që japin me miliona për sezon dhe mendoj që duhet të vazhdoj ose të përmbyllet me tabelën aktuale”.

“Ky është realitet, e di që shumicës iu dhemb fakti që jemi në vend të parë, por në qoftë se edhe ekipet tjera do ishin aty besoj që të njëjtën përgjigje do e thonin. Megjithatë shpresoj ta kalojmë këtë virus e t’i kthehemi normalitetit”, deklaroj Mirlind Daku.