Antonio Conte vjen në Chelsea me formacionin e ëndrrave

105

Tashmë mund të konsiderohet si një punë e kryer. Antonio Conte do të jetë trajneri ri i skuadrës londineze Chelsea. Mirëpo, tekniku italian me vete pritet të marrë edhe disa futbollistë me të cilët do ta formonte ekipin e ëndrrave, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Tekniku italian që pritet të zëvendësojë Guus Hiddink, në krye të shtabit të Chelsea-t, derisa do të ndërrojë edhe skemën e lojës.

chels

Megjithëse, Conte preferon të luajë me sistemin 3-5-2 të lojës, me ardhjen e tij në Stamford Bridge, kjo gjë do ndryshojë, pasi skuadra londineze luan me sistem klasik 4-4-2, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Në repartin e mbrojtjes, dyshes Azpilicueta-Zouma, pritet ti bashkohen edhe Aurier në krahun e djathë dhe Bonucci në qendër të mbrojtjes.

Në mesfushë, Pjanic dhe Nainggolan do furnizojnë me topa krahët e përbërë nga Willian dhe Cuadrado, derisa repartin e sulmit do ta udhëheqin Cavani me Costa-n.

Në qoftëse skuadra londineze do ti përmbushë kërkesat e Conte-s, atëherë Chelsea do të jetë një “arrë” e fortë për gjithë rivalët në ishull.