Anija 120 mije toneshe nis testin e lundrimit

123

Anija me kapacitetin më të madh në botë, “Harmony of the seas” eshte nisur nga porti francez i Saint-Nazaire për testet e para në det të hapur te cilat njoftohen se do të jenë të magjishme, përpara dorëzimit, në muajin maj, te një pronar amerikan anijesh.

E ndërtuar në kantieret detarë të STX France, përmasat gjigante e saj të krijojnë përshtypjen e marramendjes.

Ajo është 362 metra e gjatë, 66 metra e gjerë, ka 16 ura dhe peshon 120 000 tonë. Ajo ka kapacitet tranportues për më shumë se 6 000 pasagjerë dhe më shumë se 2 000 anëtarë ekuipazhi.

Anija do t’i dorëzohet pronarit amerikan të anijeve “Royal Carribean International” (RCI) më 12 maj, pas kryerjes së fushatës së parë të testimit në det të hapur deri ditën e dielë. Një fushatë e dytë është planifikuar përpara fundit të muajit prill.

Kapaciteti do të jetë i kufizuar për më pak se 500 persona në bord për lundrimin e parë në det, kryesisht të anëtarëve të ekuipazhit, ekipeve të testimit të STX France dhe të furnitorëve.