Anglia gjen zëvendësuesin e Allardyce

Fillimisht, Federata Angleze ka kërkuar kohë për të parë regjistrimet, por Sam Allardyce ofroi dorëheqjen në mbrëmje, dhe tani erdhi njoftimi zyrtar i Federatës.

“Sam Allardyce dhe Federata Angleze kanë mbyllur kontratën me marrëveshje të përbashkët. Sjellja e tij ishte e papërshtatshme për një trajner që drejton Anglinë”.

“Ai e pranon që gaboi dhe ka kërkuar falje, por bazuar në natyrën delikate dhe serioze të veprimeve të tij, palët kanë vendosur që marrëdhënia të marrë fund menjëherë”.

“Ku nuk është një vendim i marrë lehtë, por Federata Angleze ka prioritet mbrojtjen e interesave të futbollit dhe ka standarde të larta sjelljeje”.

Ndërkaq, në sitin e Federatës Angleze njoftohet se trajneri i Anglisë U21, Gareth Southgate, do të marrë drejtimin e Anglisë për 4 ndeshjet e ardhshme, kundër Maltës, Sllovenisë, Skocisë e Spanjës, ndërsa Federata do të kërkojë trajnerin e ri.