Anel Rashkaj ka një mesazh për Kosovën

510

Nuk është në terren, por edhe jashtë tij mundohet t’i ndihmojë Kosovës. Ish-kapiteni historik i Përfaqësueses, Anel Rashkaj, i cili nuk po ftohet në ndeshjet e fundit nga përzgjedhësi Albert Bunjaki, i ka dërguar një mesazh futbollistëve.

Ai i ka porositur ata që të mos ia kenë frikën asnjë kundërshtari, duke përfshirë edhe Finlandën.

“Mesazhi im është që mos futbollistët të mos i kenë frikë asnjë ekipi në kualifikime, sepse e kemi parë në shumë ndeshje kohëve të fundit se gjithçka është e mundur edhe kundër ekipeve të forta”, është shprehur Rashkaj për Gazetën Sheshi.

“Forca Kosovë”, thotë Rashkaj në fund, i cili e pret me padurim paraqitjen e nesërme, teksa shpreson te rezultati pozitiv.

Mesfushori luan në Ligën e Dytë norvegjeze te skuadra Sandnes Ulf.

Kosova luan në Turku të Finlandës nga ora 20:45. Përveç Finlandës, kosovarët janë në Grupin I bashkë me Turqinë, Kroacinë, Ukrainën dhe Islandën.