Andi Zeqiri i ka thënë “PO” Kosovës, FFK pret që ai ta mbajë fjalën

317

‘Telenovela’ për Andi Zeqirin do të vazhdojë me shumë mundësi edhe për një kohë të gjatë, derisa futbollisti të vendos përfundimisht se në cilën ekip reprezentues do të luaj në të ardhmen.

Megjithëse, 21 vjeçari pritet të grumbullohet në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet kualifikuese të Evropianit të 21 vjeçarëve në muajin mars, në Federatën e Futbollit të Kosovës po shpresojnë që ai dhe familja e tij ta mbajnë fjalën e dhënë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ish-ndihmësi i Challandes, MuharremSahiti, i cili tashmë e ushtron postin e drejtorit të përfaqësueses e ka konfirmuar një informacion të tillë.

“Nuk dua që të flas para kohës, sepse dëshiroj t’i qëndroj fjalës time. Shumë futbollistë na kanë dhënë fjalën që do të jenë pjesë e Kosovës dhe në mesin e tyre është edhe Andi Zeqiri. Ne kemi arritur një marrëveshje me të. Ai pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian të 21 vjeçarëve me Zvicrën, të vjen dhe të luaj për Kosovën”, ka deklaruar Sahiti në Kanal “10”.

“Gjithsesi, fati i Zeqirit (Andit). Unë nuk mund të garantoj për ardhjen e tij, por duke parë qëndrimin e tij, prindërve të tij dhe familjarëve të tij, të cilët janë patriota të mëdhenj nuk besoj që do ta ndryshojnë mendjen”,shtoi ndër të tjerash Sahiti.

Kosova do të nis kampanjën kualifikuese në muajin mars për Kampionatin Botëror “Katar 2022” me ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës, me ç’rast pritet të ketë risi.

LEXO gjithashtu edhe:

Konfirmohen risitë në Përfaqësuesen e Kosovës për muajin mars

/Gazeta Sheshi/