Ancelotti zgjedh mes Ronaldos e Messit

146
Carlo Ancelotti ka lavdëruar shumë ish lojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

Italiani që tani drejton Bayern Munich, ka folur për rivalitetin mes Ronaldos dhe Messit.

“Cristiano Ronaldo do të shënoi shumë, por këtë verë ka pasur probleme fizike. Ai nuk ka kufij, unë kurrë nuk e kam parët të lodhur atë. Në mes Messit dhe Ronaldos? Nuk mund të zgjidhni në mes tyre, konkurrenca u ka ndihmuar të dyve për t’u bërë më të mirë”, ka deklaruar Ancelotti për Marcan.