Ancelotti: Real Madrid, harroje këtë futbollist (FOTO)

169

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti nuk dëshiron ta shesë sulmuesin Robert Lewandowski.

Ai madje thekson se “Los Blancos” nuk kanë nevojë për reprezentuesin polak për shkak të opsioneve që kanë në sulm.

Lewandowski realizoi 47 gola në dy sezone në Bayern Munich, duke zgjuar interesim nga Real Madrid. Por, Ancelotti është i vendosur që ta mbajë futbollistin në Allianz Arena.

“Real Madrid ka një numër të futbollistëve fantastik si Benzema, Bale e Ronaldo në sulm. Atyre nuk u duhet Lewandowski”, deklaroi Ancelotti për “Sport Bild”, përcjell “Lajmi.net”.

“Dhe, nëse ata e kërkojnë Lewandowskin, Bayern nuk do ta shesë. Pse do ta shisnim një prej sulmuesve më të mirë në botë? Nuk do ta shkëmbeja Lewandowskin për asnjë sulmues tjetër në botë”, theksoi ai.