Ancelotti nuk do t'i drejtojë kurrë këto katër skuadra

169
Jo shumë trajner në karrierën e tyre kanë arritur të drejtojnë skuadra të mëdha në Spanjë, Itali, Angli, Francë e Gjermani.

Po ashtu të paktë janë edhe trajnerët që kanë fituar tre herë Ligën e Kampionëve me skuadra të ndryshme.

Njëri prej tyre për të mos thënë i vetmi, është Carlo Ancelotti.

Drejtimi i disa skuadrave të mëdha evropiane, ka bërë që italiani t’ua mbyllë derën shumë skuadrave të tjera, shkaku i rivalitetit.

Trajneri i Bayern Munich, në një intervistë për Marca, ka deklaruar se janë katër skuadra që kurrë nuk do t’i drejtojë në karrierën e tij.

“Unë e respektoj historinë e rivalitetit dhe për këtë unë nuk mund të drejtojë Lazion ose Interin”, ka deklaruar Ancelotti.

“Kam shumë respekt për Atleticon dhe Barcelonën, por nuk mund të drejtoj ato skuadra, sepse kam drejtuar Realin për dy vite”, ka shtuar ai.