Trajneri italian Carlo Ancelotti ka pranuar në një intervistë dhënë faqes së njohur sportive Goal.com influencën e lojtarit francez gjatë kohës sa ishte duke drejtuar skuadrën italiane Juventus, transmeton Gazeta Sheshi.
“Në momentin që e kam parë Zidanen teksa luante e kam kuptuar se ai ka një kapacitet për tu bërë një lojtar i madh. Zidane ishte vendimtar për të më ndryshuar mënyrën e të menduarit për futbollin. Para se të njohja atë, kisha konceptuar në filozofinë time sistemin 4-4-2”, deklaroi Ancelotti.
Më tej Carletto shtoi se ishte pikërisht Zidane, futbollisti që e detyroi atë ta ndërronte modulin e lojës duke luajtur tani me një sitem të lojës më të avancuar.
/Gazeta Sheshi/